Presidenti Ilir Meta ka dërguar këshilltarët e tij për të ndjekur procesin zgjedhor në Qarqet Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

 

Burime për “Vizion Plus” thanë se ata janë pajisur me autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë prezent dhe monitoruar procesin e votimit.

 

Një lëvizje e tillë vjen pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani gjatë një përplasjeje me armë mes militantëve të PS dhe PD.

 

Po ashtu, presidenti Ilir Meta ka përmendur në çdo dalje publike të tijën në ditët e fundit Qarqet e Durrësit dhe Vlorës si më problematiket, ku mund të ketë edhe tentantiva për të prekur votën.

 

Më herët, ai ka paralajmëruar se do të jetë vetë prezent në Durrës në ditën e votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit të votave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *