E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Ndoka: Ja pse iu bashkova “Shtëpisë së Lirisë”, paralajmëron surpriza

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur për situatën politike në vend para zgjedhjeve të 6 marsit.

 

Reklamë

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Ndoka tregoi arsyen pse iu bashkua koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

 

Reklamë

“Iu bashkova këtj koalicioni për faktin se unë kisha dyshime që zoti Basha nuk do futej fare në zgjedhje. Ai i kishte bojkotuar zgjedhjet, pasi ja kishte falur Ramës 61 bashki dhe nuk kishte arsye për tu rikthyer për 6 bashki. Jam pjesë e grupit të rithemelimit, zotin Basha nuk e konsideroj si lider të opozitës madje as si kryerar të PD pasi anëtarësia e ka shkarkuar atë. Sot është thjesht një deputet. Unë njoh zyrtarisht grupin e Rithemelimit, si pjesë të PD. Janë personazhe me peshë politke”, tha Ndoka.

 

Sipas tij, nuk ka përçarje të votës së demokratëve, ndërsa paralajmëroi surpriza në këto zgjedhje.

 

“Nuk ka përçarje të votës së demokratëve. Jemi në një realitet krejt të ri politil. Do të ketë surpriza në zgjedhje, pres ndëshkim nga elektorati i kësaj mazhorance”, u shpreh Ndoka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë