Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike si dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore.

 

Në mbledhjen e sotme, nuk është hasur asnjë problematikë lidhur me asnjë prej kandidatëve.

 

Partia Socialiste:

KQZ regjistron Majlinda Angonin kandidate e PS në Shkodër

KQZ regjistron Eriselda Sefa kandidaten e PS për Lushnjen

KQZ regjistron kandidaten e PS Durrës Emiriana Sako

 

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” Durrës, Ardian Muka

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” Lushnje, Elton Bano

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahian

 

Partia Demokratike:

KQZ regjistron kandidatin e PD-së Lushnje, Indrit Sefa

KQZ regjistron kandidatin e PD-së Shkodër, Xhemal Bushati

 

Gjatë mbledhjes pasditen e sotme, kandidati i Berishës në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano ka hapur një debat mes përfaqësuesit të PD-së dhe zyrtarit të KQZ-së.

Kjo për shkak se në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano, rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.

 

Sipas KQZ-së, Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *