Edhe pse zyrtarisht fushata nuk ka nisur, të gjithë kandidatët janë prezantuar dhe janë në terren. Por, ka rënë në sy fakti se ndryshe nga Berisha që ishte në të 6 bashkitë, Basha nuk ka qenë në asnjë prezantim.

Për politologun Ermal Hasimja, teksa fliste në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” për gazetarin Roland Zili, kjo nuk është një tërheqje e kryedemokratit, por një strategji nga ana e tij.

Hasimja vlerëson se Shkodra është e vetmja bashki ku demokratët kanë një lloj shansi për të fituar.

“Nuk besoj që kemi ndonjë lloj tërheqje nga Kjo fushatë është e rëndësishme si për Bashën, edhe për Berishën, me tepër për të hequr qafe tjetrin brenda kampit, sepsa për të marrë bashkitë. Mund të jetë strategji, ose neglizhencë. Nuk do të kishte asnjë kuptim për Bashën që t’i neglizhonte këto zgjedhje. Nëse zgjedhjet e mëparshme mund t’i humbiste dhe të gjente justifikim, në këto zgjedhje është e vështirë sepse betejën e plotë e ka me Komisionin e Rithemelimit sesa me socialistët. Shkodra është e vetmja bashki ku demokratët kanë një lloj shansi për të fituar, m.q.s ka qenë historikisht i së djathtës. Kjo gjë do të shprehet edhe në këto zgjedhje. Pavarësisht përçarjes, ka shanse të forta që e djathta të fitojë. Sipas sondazheve, rezulton që kandidati i Berishës ka më tepër mundësi.”

Hasimja u pyet edhe për rolin që do të luajë LSI në këto zgjedhje:

“LSI e ka marrë rolin e vetë tashmë, përmes Kryemadhit dhe Presidentit Meta. E ka marrë qëndrimin kundër Bashës. Në njëfarë mënyre i ka shërbyer si shtëpi juridikisht Komisionit të Rithemelimit që të garojë në këto zgjedhje.  LSI e ka dëmtuar historikisht në votë PD-në. Te vota e elektoratit sinqerisht dhe tradicionalisht të djathtë, e dëmton. Një parti si LSI nuk ka asnjë lloj lidhje me të djathtën. E ka dëmtuar dhe vazhdon. Por, nga ana tjetër, Berisha, vlerëson më mirë të përfitojë nga bashkëpunimi sesa të rrezikojë pak vota.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *