E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zgjedhje të qeta në Kosovë\ Pjesëmarrje e lartë në komunat me shumicë serbe

Procesi zgjedhor në Kosovë po vijon normalisht dhe nuk jane shenuar incidente apo parregullsi që do ta cënonin atë. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryetari i komisionit qëndror të zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi i cili gjithashtu ka bëre të ditur se pjesmarrja është më e ulët krahasuar me ato të vitit 2017.

KRESHNIK RADONIQI
KRYETAR I KQZ, KOSOVE

Reklamë

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga 98% të vendvotimeve kanë votuar deri në orën 11:00, 8.2 % e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në të njëjtën orë votuan 10.34 %. Procesi i votimit po vijon normalisht, kemi nje listë të incidenteve që janë minore, janë raportuar, policia po i ndjek, nuk përbëjnë problem për procesin zgjedhor.”

Ndërsa në komunat veriore me shumicë serbe pjesëmarrja në votime ka qënë tre herë më e lartë. Mitrovica e Veriut kryeson me rreth 31 për qind, më pas renditet Komuna e Zveçanit me rreth 30 për qind dhe ajo e Leposaviqit me rreth 21 për qind.

Reklamë

Ndërkaq sa i takon votimit në kushtet e pandemisë, ish kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka siguron se Kosova tashmë ka përvojë dhe nuk do të ketë probleme.

VALDETE DAKA
ISH KRYETARE E KQZ

“Ky nuk është procesi i parë zgjedhor në kushtet e pandemisë, Kosova ka përvojë dhe e ka treguar se mund tia dalë në mirëorganizimin e zgjedhjeve.”

Prishtina dhe Prizreni, dy fushëbetejat kryesore, sipas të dhënave deri në orën 11:00 nuk e kanë kaluar as 10 % të pjesëmarrjes në votime. Gara në këto dy komuna do të jetë e fortë ndërsa nuk përjashtohet raundi i dytë i zgjedhjeve për shkak të numrit të madh të kandidatëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë