Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

 

Në një komunikim me gazetarët, ai ka thënë se nuk e njohin procesin që po zhvillohet ndersa theksoi se  Alibeaj nuk përfaqëson opozitën dhe është i shkarkuar nga të gjitha funksionet.

 

“Asnjë diskutim për emra nuk bëjmë jashtë procedurave të cilat i japin opozitës pozicionin e vërtetë që ajo duhet të ketë. Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lodër në duart e maxhorancës. Ka një praktikë, edhe kur është zgjedhur Presidenti konsensual. Kur kemi diskutuar për presidentin nuk ka ardhur Gramoz Ruçi, por Edi Rama në takim. Nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë, që janë të shkarkuar nga çdo funksionet. Problemi është që ata s’kanë asnjë tager.

Një forcë e fuqishme politike nuk tërhiqet nga skenarë të tilla. Rama të vazhdojë rrugën, kjo është përgjigja. Nuk ka bojkot. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një procedurë të bazuar në falsë-opozitë”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *