Në mbledhjen me grupin parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua deputetëve se në këmbim të votës pro shtyrjes së afateve për organet e vettingut, PD do të marrë plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerja e reformës territoriale dhe asaj zgjedhore.

 

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike.”

 

“Prioritet i yni eshte reforma territoriale. Grupi i punes se bashku me deputet do te nisin nje tur konsultimesh ne te gjithe vendin, per nje ndarje te drejte administrative, per te  fuqizuar pushtetin vendor dhe  për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë.”

 

Lideri demokrat u ndal edhe të reforma në drejtësi.

 

“PD ka qenë që prej ditës së parë mbështetëse e reformës në drejtësi. Natyrsisht ndëhyrjet e  mazhorancës për ta vënë në shërbim të saj e kanë dëmtuar atë dhe pasojat po i shohim dhe sot. Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do te këtë progres ekonomik dhe as në rrugën drejt integrimit.”

 

Sa i përket integrimit, ai vuri theksin te kontributi i PD-së në këtë proces.

 

“PD është kontribuesja më e madhe e procesit të integrimit europian, dhe kurrë nuk do të ndërmarrë ndonjë vendim kundër apo që e dëmton këtë proces.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *