E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbulohet një tjetër arsenal armësh në Tiranë, iu shërbente grupeve kriminale

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar nga Policia e Tiranës, pas hetimeve të thelluara të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në vend.

 

Reklamë

Dhjetëra armë e municione të ndryshme ishin fshehur në një depo sekrete në ambientet e ish-ndërmarrjes artistike Migjeni, në pronësi të Sokol Xhures.

 

Këtë të shtunë në mëngjes, pas hetimeve të reja, agjentët shkuan dhe rrëzuan murin, duke zbuluar depon e fshehur në brendësi. Aty janë gjetur arme të llojeve dhe  kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse, dhe pajisje të tjera luftarake.

 

Bëhet fjalë për 50 automatik, një snaiper, një antitank, 19 kundër ajrorë, dy mitrolozë të rëndë dhe një i lehtë, pajisje ushtarake, 10 dylbi, 24 predha antitank, tritol, granata, pistoleta, si dhe 53 pushkë.

 

Sokol Xhura është nën hetim në kuadër të një operacioni të zhvilluar në muajin mars, ku u shkatërruan 18 baza kriminale, me armë të rënda, dhe u arrestuan anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal. Pjesë e tij ishin Gjergj Cukali dhe vëllezërit jamaku, që u kapën si vrasës me pagesë.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë