E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbulohet emri i ambasadores së re amerikane në Shqipëri

Kathleen Ann Kavalec, do të jetë ambasadorja e re amerikane në Shqipëri.

 

Emri i saj është propozuar nga Presidenti Donald Trump, ndërsa pritet që Senati ta miratojë këtë propozim.

 

Reklamë

Kavalec do të zëvendësojë ambasadorin Donald Lu, të cili i mbaron mandati në Shqipëri për t’u transferuar në Kirgistan.

 

Me një përvojë 30 vjeçare në fushën e diplomacisë, aktualisht Kavalec shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

 

Ndërkohë më parë ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

 

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown.

 

Ambasadorja e re e SHBA-ve gjithashtu flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë