E enjte, 29 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbulohet data, kur mblidhet Asambleja e PS

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars.

Kjo datë u vendos këtë të mëqrkurë, në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në selinë rozë.

Reklamë

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste që prej orës 09:00. Takimi u fokusua në organizimin e brendshëm të partisë dhe në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në muajin qershor për kryetarët e degëve dhe në caktimin e datës së Asamblesë.

Takimin e fundit me Kryesinë, lideri socialist e zhvilloi më 3 mars.

Reklamë

Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë.

Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë.

Në fokus ishte organizimi i strukturave  si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë