Tre ministri, ajo e Brendshme, e  Energjitikës dhe e Financave në bashkëpunim me njëra – tjetrën i kanë propozuar Këshilli të Ministra një projekt-vendim në lidhje me dëmet e shkaktuara nga kompania “BANKERS” në Zharrëz të Fierit. Vendimi konsiston në dëmshpërblimin në masën 100% të dëmeve të shkaktuara duke iu referuar çmimeve të vendosura nga Enti i Banesave në Bashkinë Fier. Po ashtu sipas këtij vendimi, që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara në banesa dhe pasuri brenda tyre do bëhet menjëherë pas vlerësimeve të bëra në terren. Afati për realizimin e këtyre vlerësimeve është 30 ditë nga momenti i miratimit të këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *