Ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri apel këtë të hënë që gazetarët të mos kërcënohen për punën e tyre.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Kim deklaroi se ata kanë një rol të rëndësishëm dhe ruajnë demokracinë.

 

Për këtë arsye, ajo kërkoi që gazetarët të mos vihen nën presion nëse bëjnë pyetje që cenojnë interesa.

 

“SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *