Subscribe

Ambasadorja e shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim në një video-mesazh në Facebook ka prezantuar veten dhe tre prioritetet e punes se saj.

Për diplomaten amerikane fokusi kryesor do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, nxitja për vijimin dhe zhvillimin e reformave me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE si dhe rritja e investimeve.

 

YURI KIM – AMABSADORE E SHBA NE TIRANE

 

 “Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në Be. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.

 

Ambasadroja ka theksuar më tej se ndihet e privilegjuar që do të shërbejë si ambasadore në 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqiprisë nga SHBA.

 

Ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegjin t;u shërbej SHBA si diplomate. Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA nëpër Botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati.

 

Diplomatja juri kim e mbyll video-mesazhin duke theksuar se mezi po pret që të takoje qytetarët dhe të mësoj më shumë për trashëgimin e pasur kulturore të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *