Subscribe

Pak ditë para vizitës zyrtare në Washingon, ambasadorja Yuri Kim në një  takim me kryeministrin Edi Rama, i theksoi këtij të fundit se lufta kundër korrupsionit në Shqipëria është kryçështja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në deklaratë thuhet se përgjegjësja kryesore për ta përmbushur atë është natyrshëm qeveria. Përveç angazhimit për luftë korrupsionit, Yuri Kim, vlerësoi mbështetjen që vendi ynë po jep për Ukrainën kundër agresionit rus.

 

Si vend i anëtar i NATO-s, diplomatja amerikane thotë se SHBA-të janë krenar që do të bashkëpunojne edhe me Shqipërinë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

 

Mes Yuri Kim dhe Edi Ramës u fol edhe për forcimin e institucioneve demokratike, në fushën e mbrojtjes, tregtisë dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

 

Në 14 dhe 15 shkurt kryeministri Edi Rama do të jetë në Amerikë. Në New York do të jetë për nisjen e mandatit dy vjeçar të vendit tonë, si anëtare e përkohëshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku do të marrë pjesë edhe në mbledhje.

 

Më pas do të udhëtojë drejt Washingtonit, ku do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Ende nuk është zyrtarizuar tema e takimit, përveç se Edi Rama është deklaruar se në lidhje me çështjen “Ukraina” për vendin tonë do të ketë një lajm të pa-menduar më parë.

 

Takimi mes Edi Ramës dhe Antony Blinken është i dyti pas atij të qershorit të një viti më parë, ku nënshkruan memorandimin e bashkëpunimit për përdorimin e sigurtë të rrjetit 5G. Pas letrës falenderuese për strehimin e afganëve, pritet për tu parë së çfarë lajmi do të prodhojë biseda në Washingon mes sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *