Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të preferuara të momentit në Shqipëri por edhe më gjerë.

 

Ajo zhvillon çdo javë koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku ka shumë fansa të cilët e mbështesin.

Së fundmi, Xhensila ka dhënë një lajm të papritur për të gjithë adhuruesit e saj.

 

Këngëtarja ka zbuluar se nuk do të ishte e pranishme në një prej koncerteve të saj jashtë vendit, që duhet ta realizonte dje.

 

Duke i kërkuar falje fansave për mosprezencën e saj atje, Xhensila ka postuar një foto në Instagram ku zbulon arsyen.

 

‘U kërkoj ndjesë të gjithëve që në pamundësi për të qënë sonte pranë jush për shkak të problemit të vizës së punës, ju premtoj që shumë shpejt do jemi në një datë tjetër shumë të afërt bashkë. Me shumë keqardhje dhe dashuri Xhensila’, shkruan këngëtarja  duke zhgënyer shumë fansa./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *