E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Xhafa: Të nisë vetingu në polici

Urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për vetingun në radhët e policisë së shtetit, gardës së republikës dhe shërbimit te kontrollit te brendshëm. Sipas njoftimit të ministrisë, pritet të nisë puna për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, të punonjësve të policisë, gardës dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm. Grupi i punës do të asistohet dhe nga BE e Shtetet e Bashkuara, ndërsa procesi duhet të përfundojë brenda këtij viti.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë