E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuçiç pi verë me Ramën dhe Zaev, festojnë për “Ballkanin e Hapur” (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndau me ndjekësit në “Instagram” momente nga takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për nismën “Ballkani i Hapur”.

 

Tre liderët kanë në dorë nga një gotë verë, ndërsa bisedojnë të shtendosur.

 

Reklamë

““Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur”? Jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit”, shkruan Vuçiç, krahas videos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë