Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  në fjalën e tij para takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel është shprehur se pozicioni i Serbisë është i vështirë.

 

“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim.”

 

Gjithashtu përmes një statusi në Tëitter presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar se pret një takim të vështirë me Serbinë, por se të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, midis dy vendeve.

 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, deklaroi se në takimin e kësaj të premtje mes dy lidërve pret që ato të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *