Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat...

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias: Flakët “vërshojnë”...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama...

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një...

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me flakët, zjarrvënësit...

Përfundon pas më shumë se 4 orësh takimi i...

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet...

VIDEO/ Përmbytje në Indi, shkatërrohet ura që lidhte 15...

Paralajmëron Medvedev: Rusia mund të sulmojë anijet tregtare që...

Vuçiç: Ende nuk është arritur piku i përshkallëzimit të tensioneve në Kosovë

25 Qershor 13:30

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç , ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.

 

“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd.

 

Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

 

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

 

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

 

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Sipas Vuçiç, Forca e Sigurisë së Kosovës është “më shumë e pajisur” me armë serioze turke.

 

Ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, e cila nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

“Turqit u kanë dhënë atyre armë shumë të fuqishme anti-tank, mortaja, obusë”.

 

Ai ka thënë se për këtë arsye Serbia ka hequr dorë nga blerja e dronëve nga Turqia, mirëpo që një numër i madh i dronëve kamikazë do të arrijnë shpejt në Serbi nga shtetet tjera, përfshirë Kinën.

 

I pyetur për qasjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt Serbisë, Vuçiç ka thënë se “amerikanët nuk e kanë qasjen e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse në vitet 90’”, por qasja është “shumë më e mirë”.

 

“Ata vetëm se e kanë qasjen e njëjtë ndaj Kosovës”, ka thënë Vuçiq, dhe ka shtuar se duhet pasur shumë kujdes “çfarë do të thonë Perëndimi dhe Lindja”.

 

Vuçiç ka thënë të dielën se duhet të takohet me serbët nga veriu i Kosovës, ku tensionet janë rritur prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

 

Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit në veri, e ka kundërshtuar hyrjen e kryetarëve nëpër ndërtesa komunale, dhe ka mbajtur protesta para objekteve

 

Perëndimi ka kërkuar vazhdimisht nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tavolinën e negocimit për të avancuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

 

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

 

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
kosove kurti Serbi tensione ne veri Vucic

Nga e njëjta kategori

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh përplasjet e forta në takimin mes Ramës dhe kryebashkiakëve të majtë

më shumë...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama publikon artikullin e EURONEWS: Lajmi që mërziti sorrat dhe korbat

më shumë...

Përfundon pas më shumë se 4 orësh takimi i Ramës me kryebashkiakët, zbardhen diskutimet

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet epidemi në 5 komuna! 26 raste dhe një viktimë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

7:36

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për...

6:46

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias:...

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

6:00

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

5:47

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër...

5:42

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me...

5:09

Përfundon pas më shumë se 4 orësh...

5:04

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:49

Kim Kardashian rrëfen perriudhën e vështirë me...

4:29

VIDEO/ Përmbytje në Indi, shkatërrohet ura që...

4:14

Paralajmëron Medvedev: Rusia mund të sulmojë anijet...

3:50

“Nuk e di si do vazhdoj pa...

3:20

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.