Kronikë
Vrau jashtë një lokali në Florida e fshihej në Shqipëri, kapet 50 vjeçari ( EMRI)

Arrestohet në Shkodër, një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia amerikane.
50 vjecari Arben Bregu u prangos me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.
Reklamë
Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana
Bregu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




