Shtyhet gjyqi për marrjen në kujdestari të dy fëmijëve të Ballshit, ku Gazment Musta vrau me thike bashkeshorten, nënën e dy fëmijëve dhe kunatën( motrën e bashkeshortes)

 

Në seancën e kësaj të hëne të zhvilluar me dyer te mbyllura ka qene i pranishem edhe autori i vrasjes Gazment Musta, i cili është shoqëruar në masa të forta sigurie.

 

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se seanca është shtyrë, me qëllim që tju lihet kohë palëve për të dhene provat e kërkuara prej tyre. Perfaqesuesja e fshatit SOS ka deklaruar në seance se kerkohet intervista e vajzës se mitur pa prezence të paleve, pasi gjendja e saj mund të agravohet.

 

Seanca e ardhshme do te zhvillohet me dyer te mbyllura ne prani te avokateve dhe psikologeve duke marre ne pyetje  jo vetem femijet por edhe palët ne daten 12 Mars ora 14:00

 

Kujdestarine e femijeve e kane kerkuar edhe gjysherit e dy vajzave te vrara nga autori por edhe prinderit e autorit te kesaj vrasje.

 

Rreth nje muaj pas ngjarjes ka qene Gjyshmi Caushaj qe hapi padi kunder vrasesit te dy motrave te tij, per ti marr kujdestarin e femijeve qe tashme jane strehuar ne fshatin SOS.

 

Ndërsa Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri  ne Ballsh. Por pas kerkeses se dajes se femijeve kane qene prinderit e autorit te kesaj vrasje qe paraqiten ne gjykaten Fier te njejten kerkese per kujdestarin e dy femijeve te djalit te tyre ,Gazment Mustes.Mësohet  se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *