E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasjet e bujshme në Elbasan/ Lihen në burg dy të dyshuarit si vrasës me pagesë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “burg pa afat” Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili te dyshuar ne perfshirjen e ngjarjeve kriminale me Elbasan konkretisht ne masakrimin me thike te 23 vjecarit Regis Runaj ne afersi te varrezave te qytetet, duke e qelluar plot 27 here.

Po ashtu nga hetimet rezulton se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Nga hetimet rezulton se dy te rinjte Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili keto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin e rasteve.

Reklamë

Ne pretencen para trupit gjykues prokurori Kreshnik Ajazi kerkoi masën e arrestit me burg  per dy të ndaluarit duke paraqitur prova ligjore që i implikon ne dy ekzekutimet ate te Emiljano Ramazanit,’por dhe Regis Runaj.

Pavaresish mbrojtjes se avokatit Blendi Himci, ne fund gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi te lere ne burg dy te rinjte.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi  prova shkencore që provojnë autorësinë e ngjarjejeve. Ndersa ne cilësinë e provës materiale u sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës Regis Runaj si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.Gjithashtu kamerat e sigurise ne biznese dhe qytet kane faktuar perndjekjen qe dy autoret i kane bere prej disa ditesh 39 vjecarit Emiljano Ramazanit. Polumbaret para dy ditesh gjeten arme ne rrjedhen e lumit Shkumbin të cilat janë derguar ne nje laborator ne Tirane dhe pritet dalja e pergjigjeve nese kane lidhje me ekzekutimet e mesiperme apo jo.

Më shumë video

Reklamë