Vrasja, për bllokimin e rrugës, Gazmend Buçpapa qëlloi me thikë Egli Pashollarin pasi i kishte bllokuar kalimin me makinë

Bllokimi i rrugës nga ana e viktimës Egli Pashollari, u bë mollë sherri mes tij dhe autorit të shpallur në kërkim Gazmend Buçpapa, konflikt që përfundoi me pasoja për jetën.
Gruaja e Gazmend Buçpapës, autor i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit, është marrë sërish në pyetje nga oficerët e policies. Në deklaratën e saj ajo ka thënë se sherri mes bashkëshortit të saj dhe viktimës nisi për shkak të bllokimit të rrugës.
Në dëshmi ajo sqaroi se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjeksore. Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga mjeti i viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.
Gazmend Buçpapa i ka rënë borisë për ti hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Fill pas kësaj, autori i cili është ende në kërkim nga policia ka dalë nga makina dhe është përfshirë në koflikt fizik me Pashollarin ku e goditi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasoja për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, të përfshirët në krim janë larguar me automjetin e Buçpapës. Më pas, makina është braktisur dhe ata kanë vijuar lëvizjen me taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës. Pas mbërritjes në shtëpi, Buçpapa është larguar dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.
/vizionplus.tv




