Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas, pasditen e sotme në Ndroq, është kunati i Altin Hajrit. Gjoshi është arrestuar në janar të vitit 2021 për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se kunati i tij, Altin Hajri, i ka kërkuar ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja të ndërhynte për ta liruar.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndaj Gjoshit u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpise” dhe më pas u dënua me shërbim prove.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është vënë në pranga, ndërsa SPAK ka zbardhur më herët dhe akuzat ndaj tij.
SPAK ka njoftur zyrtarisht se ish ligjvënësi ka qenë përdorues i aplikacioneve SKY dhe ka ndihmuar grupet kriminale me informacion.
Hetuesit kane arritur në përfundimin se nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik të paidentifikuar kanë nxjerrë sekrete shtetërore në shtatë raste.
Prokuroria njofton se për vënien në dijeni të personave në kërkim ish- deputeti është angazhuar personalisht ose përmes personit tjetër të arrestuar, Ahmet Masha, kunati i vëllait te tij.
Nga aplikacioni është zbardhur se ai ka ndihmuar pronarin e kompleksit, “Golden”, Altin Hajri të fshihet nga autoritetet kur po kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Nga ana e tij Altin Hajri në këmbim të favoreve i ka ofruar Çyrbjas mbështetje dhe vota kur kandidonte për deputet në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Mbrëmjen e 20 tetorit ish- deputeti u prangos me urdhër të prokurorisë antikorrupsion. Bashkë më të u arrestua edhe Ahmet Masha ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar pesë telefona celularë; një hard disk i jashtëm; një pajisje regjistrimi në formë pakete para dhe dokumente pronësie.
Ndaj te arrestureve rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit.
Pasditen e sotme, rreth orës 15:30 në një lokal në fshatin Ndroq, 50-vjeçari Alfred Dedja u vra teksa ishte duke konsumuar kafe. Autori i dyshuar i ngjarjes, Julian Gjoshi u fut në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr ndaj 50-vjeçarit i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori arriti të largohej me një automjet tip “Benz ML”, ngjyrë të zezë.
Deri me tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë të jetë bërë prishja e pazareve të drogës./vizionplus.tv