Subscribe

Tre të rinjte e liruar pak ditëë më parë për vrasjen e të riut Marvi Mihali, një vit më parë në Tiranës do të duhet të kthehen sërish në burg.

 

Eugen Bitrraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla u arrestuan vitin e kaluar me akuzën e  “moskallezimit të krimit” I cili kryer nga shoku I tyre Dejvi Bitraj më 31 korrik 2017.

Por ndërsa Devi Bitraj mbeti në burg si I akuzuar për vrasjen e  kryer me thike afër stadiumit “Dinamo”, ndaj 22 vjecarit Marvi Mihali, tre të rinjte e tjerë u liruan nga burgu më 11 maj për tejkalim të afatave të paraburgimit.

 

Megjithatë prokurori I ri I ceshtjes kerkoi rikthimin e tyre ne burg tashmë me akuzën e re si “bashkëpunetore në krim”, kërkese e cila është pranuar nga gjykata këtë të hënë.

 

Më 31 korrik 2017, Marvi Mihali djali i ish sportit të njohur Pavllo Mihali u qëllua me thike për vdekje pas një sherri mes të rinjsh që atehere u fol se lindi si pasojë e nje karikuesi telefoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *