Vijojnë marshimet dhe protestat në Greqi, për vrasjen nga RENEA të ekstremistit Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat.

 

Mbrëmjen e kësaj të mërkure është zhvilluar në Selanik, një marshim nga aktivistë të shoqatave të të ashtuaquajturit Vorio Epir si dhe përfaqësue partive ekstremiste.

 

Protestuesit kanë marshuar drejt rrugës që të çon në Konsullatën Shqiptare të Selanikut. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej ‘Vorio Epiri tokë greke”, ‘Liri për Vorio Epirin’ etj me radhë.

 

Ndërkohë mbrëmjen e së martës gjatë protestës në Athinë u dogj flamuri shqiptar, nga aktivistët ekstremistë grekë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *