E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Lalm të Lezhës/ Një nga viktimat, rapsod i njohur

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me dy personat rreth të 60-ve që u gjetën të pajetë këtë të hënë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë.

Viktimat janë Preng Simoni dhe Kol Murrani. Ky i fundit ishte rapsod i njohur i zonës.

Reklamë

Nuk bëhet ende e qartë se si ka ndodhur ngjarja, nëse të dy viktimat janë përplasur me armë zjarri me njëri-tjetrin apo janë ekzekutuar nga dikush tjetër.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Më shumë video

Reklamë