Kronikë
Tritol lokalit në Durrës, policia nis hetimet

Në derën e një lokali, në pronësi të Ramazan Balla dhe Erjon Balla ka shpërthyer një lëndë plasëse.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Reklamë
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




