Subscribe

Vijojnë të zbulohen detaje tronditëse në lidhje me vrasjen e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u qëlluan në banesën e tyre në Astir nga i dashuri Përparim Ademi.

Pas akuzës së vëllait të tyre, qw u shpreh se dy motrat kishin me autorin 10 fëmijë që i kishin shitur në Selanik, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet. Organi i Akuzës regjistroi procedimin penal edhe për trafikim fëmijësh ndaj 59-vjeçarit.

Ndërsa vëllai i viktimave, Bashkim Metani, do të merret në pyetje për të dhënë më shumë detaje mbi pretendimet për trafik fëmijësh.

 

Por kjo akuzë është mohuar nga bashkëshortja e Ademit, Vjollca Telo. Ajo thotë se asnjë fëmijë nuk është shitur jashtë shtetit. Nga ana tjetër, ajo thotë se 3 burra me maska i kërcënuan vajzën që e ka shurdhmemece.

 

“Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllain e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do të bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.”“Do të largohem patjetër. Jeta mbyllur brenda nuk bëhet. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën, që është shurdhmemece.  Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *