Detaje të reja kanë dalë këtë të premte nga vrasja e të riut Arlind Pasha një ditë më parë në Bulqizë.

 

Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë të ditur se autori Fatjon Keta ka deklaruar para uniformave blu se vrasjen e ka kryer me vetëdije.

 

Megjithatë kjo është dëshmia e tij paraprake ndërsa pritet që 20 vjeçari të përgjigjet para organit të akuzës kur të dalë për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Po ashtu, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë Fatjon Keta të mos ketë kartelë shëndetësore si i sëmurë mendor. Ai është dërguar pak kohë më parë në spitalin e Shkodrës kur është konfimuar nga ky i fundit se 20 vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital, duke e rikthyer atë sërisht në Bulqizë.

 

Një ditë më parë Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha teksa ky i fundit ishte duke ecur në trotuar. Për shkak të plagës së marrë nga një goditje e vetme e thikës, ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Vetëm 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes 20 vjeçari Fatjon Keta u arrestuar nga policia në Lagjen e Re të Bulqizës.

 

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës.

 

Ne foto viktima: Arlind Pasha

P.S: Ne foton kryesore autori i krimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *