Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se “sulmi i orkestruar” ndaj forcave legjitime të Policisë së Kosovës “është absolutisht i papranueshëm” dhe se autorët e tij duhet të dalin para drejtësisë.

 

“E dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës”, shkroi von Cramon në platformën X.

 

“Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin”, tha ajo.

 

Von Cramon tha se u bën thirrje të gjithë aktorëve që “t’i bindin burrat e armatosur në manastirin e Banjskës që t’i ulin armët dhe të dorëzohen pa vonesa të mëtejshme”./REL/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *