Ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Rama se gjatë qeverisjes së tij ka kufizuar lirinë e shtypit në Shqipëri.

 

Në një postim në “Facebook”, Vokshi duke u ndalur tek dita nderkombetare e shtypit, shprehet se dhjetra gazetarë janë larguar nga vendi si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve të kryeministrit.

 

Sipas Vokshit, kryeministri Rama po nxit dhunë ndaj gazetarëve pasi I fyen e I përndjek me padi gjyqësore.

 

“3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit! Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit. Nën qeverisjen e tij: dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria; dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e të përndjekur; të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar. Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre. Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore. Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara. Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë. Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur…!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *