Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi këmbënguli se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë testin e drogës. Nga studio e lajmeve të “Vizion+”, Vokshi e quajti Ramën një kufomë politike që po qëndron gjallë vetëm falë drogës.

 

“E gjithë bota e ka të qartë se kush është Edi Rama. Aksioni i opozitës ka bërë të qartë në sytë e ndërkombëtareve se çfarë lloj kryeministri qeveris Shqipërinë, që po e çon çdo ditë Shqipërinë larg hapjes së negociatave. Edi Rama ja ka mbyllur dyert e Evropës së Shqipërisë. Edhe reportazhi i “RAI 3” është provë se krimi dhe droga nuk luftohen. Qeveria është tejet e donbësaua, Edi Rama është jë kufomë politike tashmë që mbahet në këmbë prej drogës, prej krimit.”

 

Duke komentuar procesin gjyqësor në të cilin ndodhet bashkë me Ramën për shpifje, ish-deputetja tha se punonjësit e gjykatës duhet t’i marrin kampione për testin e drogës.

 

 

“Është një gjyq që e ka hapur vetë Edi Rama sepse të vetmet shtylla që Edi Rama nuk po i kontrollon dot janë mediat dhe opozita. Qysh në krye të herës unë dhe PD kemi denoncuar që një nga koncesionet me korruptive është ai i check-upit. Për shkak të një psotimi kryeministri më ka paditur dhe kërkon dëmshpërblim. Është ai që ka hapuir gjyqin. Po zvarritet sepse rpesioni mbi gjykatën është shumë i madh. Unë kam kërkuar që çdo gjë e këtij koncesioni të bëhet transparente. I kam kërkuar Edi Ramës të bëjë testin e drogës, t’i marrin kampionet e gjakut dhe urinës dhe të bëhet testi në 3 klinika të ndryshme evropiane, jo këtu. Ata refuzojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *