E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhi një makinë për ta shitur për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të shiste për skrap një automjet që kishte vjedhur më herët në rrugën “Niko Avrami”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e automjetit, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte çuar automjetin e vjedhur në një pikë skrapi për ta shitur.

Reklamë

Nga kontrollet në pikën e grumbullimit të skrapit, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur. Në vijim të hetimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe pronari i pikës së skrapit, shtetasi B. Gj., 38 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë