Subscribe

Gjate tentative per te transportuar nje ngarkese droge, disa persona kane qëlluar ne ajër, pasi po ndiqeshin nga policia. Agjente e antidrogës munden te prangosin dy prej tyre. Ata u kapen ne zonën kufitare Viçisht ne  Bulqizë, kufi me Maqedoninë. Ne duart e policisë ka rene edhe ngarkesa prej 105 kg lende narkotike marijuanë.

 

Të arrestuarit janë një 17 vjeçar dhe Ridjan Miftari, 26 vjeç, drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike. Ndërkohe policia ka shpallur ne kërkim dy bashkëpunëtoret e tyre.

 

Te arrestuar po lëviznin me një mjet tip “Fiat”, e ndërsa shoqëroheshin nga 2 persona të tjerë qe udhëtonin me një motor njeri prej te cilëve ka hapur zjarr. Uniformat blu kane ngritur postblloqe për te mundësuar arrestimin e tyre.

 

Ndërkohe Policia e Vlorës zbuloi një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike. Pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pa banuar në lagjen “1 maji” pranë zonës së quajtur “plazhi i vjetër” blutë e Vlorës gjeten ne garazh kova të mbushura me pleh, si dhe sasi të vogla mbetjesh te lëndës narkotike.

 

Po ne garazh policia sekuestroi dhe një gomone me gjatësi 8 metra. Ne polici u shoqëruan 5 persona ndërsa pritet marrja ne pyetje e pronarit të firmës ndërtuese, por edhe punonjësve të OSHEE, të cilët kishin lejuar furnizimin me energji te ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *