E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vlonjati kapet me kokainë e pistoleta me silenciator/ VIDEO

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e polcisë së Vlorës pasi u kap me koakinë e armë pa leje.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet B.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

 

Reklamë

Ky shtetas, sipas policisë, u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe dy armë zjarri pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, si dhe një peshore elektronike.

 

Sipas policisë, 23 vjeçarit iu gjetën gjithësej 240 doza kokainë.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Më shumë video

Reklamë