Futbolli shkodran nuk gjen kurrë paqe.

Problemeve të mëdha me pagesat, premtimeve ditë pas ditë nga bashkia për shlyerjen e detyrimeve, bojkoteve të vazhdueshme të lojtarëve, I shtohet tashmë një tjetër hall.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Mirsad Jonuz është larguar përfundimisht nga kuqeblutë,. Nje rrufe ne qiell te hapur per ekipin pasi tekniku iku ne menyre te befasishme ndonese vete situata tek Vllaznia duket se e kishte paralajmeruar nje gje te tille.

Kontrata e tij përfundonte ne 31 maj, mirëpo duke qënë se kampionati rinisi vetëm në mesjave , ai duhet ta conte deri ne fund aventurën me Vllazninë, të paktën në teori kështu duhet të ndodhte.

Mirëpo Jonuz duket se është lodhur shumë nga pretendimet për shlyerjen e pagave dhe nuk ka duruar më, duke e lënë skuadrën para kohe.

Jonuz është një trajner I respektuar në ambjentin shkodran për atë që bëri me klubin kuqeblu, ndonëse problemet në këtë ekip janë vërtet të mëdha në aspektin financiar.

Tani skuadra do të  drejtohet nga zv.trajneri Osja në takimin e radhës kundër Lacit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *