E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vjosa përmbyt dhe autostradën Vlorë-Levan, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Situata e përmbytjeve në vend vijon të mbetet kritike, ku më e rëndë është në qarkun e Vlorës dhe Fierit.

Raportohet se lumi Vjosa tashmë ka depërtuar në autostradën Vlorë-Levan, dhe rreth 500 metra e rrugës është e gjitha e zhytur nën ujë.

Reklamë

Aktualisht kalimi i mjeteve në rrugë bëhet me shumë vështirësi.

Më herët u raportua që lumi Vjosa ka kaluar urën e Mifolit, ndërkohë vijon evakuimi i banorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë