Subscribe

Fundi i sezonit të plazhit duket se është ende larg. Të shumtë janë pushuesit, të cilët frekuentojnë plazhet e Durrësit në këtë të diel shtatori, të favorizuar edhe nga temperaturat e larta.

 

Operatorët turistikë të këtij qyteti bregdetar tregojnë se 80% e hotelerive janë të prenotuara nga pushues vendas, por edhe turistë të huaj deri në fillim të tetorit.

 

Në këtë periudhë të vitit, pushuesit thonë se gjejnë më shumë pastërti, qetësi dhe oferta më të lira.

 

Nuk bëhet fjalë vetëm për frekuentues ditorë, pasi shumë prej tyre po kalojnë edhe pushime të gjata. Përgjatë këtij sezoni, Durrësi u përball me një fluks të lartë turistësh, duke tejkaluar edhe atë të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *