Motoçikleta e pare fluturuese  në botë ka bërë  debutimin e saj ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky automjet është i aftë  për të qëndruar në ajër  për 40 minuta  dhe të udhëtojë një shpejtësi deri në 62 milje në orë.

 

Thad Szott është një nga amerikanët që bëri provën  e parë me motoçikletën moderne.

 

“Ndjehem sikur jam një 15-vjeçar  dhe sapo dola nga Star Ëars. Mendoj se kjo është e ardhmja ,apo jo?Mendoj se duhet te fillojme me transportin e mallrave,ndoshta me dron  dhe mendoj se tani  eshte gati per boten e sotme. Jam pak në ankth për të parë  nëse mund të shkojmë lagje më lagje. Të shohim se si do të shkojë.”

 

Ndërkohë themeluesi i AERËINS Technologies, Shuhei Komatsu, u shpreh se kompania e tij e ka nisur biznesin, duke ndërtuar dronë dhe mjete të tjerë fluturues pa pilot. Motori i ri ka filluar të shitet në Japoni, ndërsa në SHBA, do të tregtohet një version më i vogël.

 

Kjo motoçikletë ka një çmim  prej 777.000 dollarësh  megjithatë kompania  shpreson ta ulë koston  në 50.000 dollarë  për një version më të vogël  elektrik  deri në vitin 2025.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *