Subscribe

Nje 7-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën pas një gjendje te renduar gripale. Amela Sheqi ka mbërritur  ne spital me temperature te ulet 35 e gjysme dhe me pas kaloi ne gjendje kome. Shefi i shërbimit te pediatrisë Fatmir Shahini tregon se pavarësisht përpjekjeve per t’i rritur temperaturën, vajza humbi jetën rreth orës 23 te mbrëmjes se te dielës. Mjeket dyshojnë per formën e rende te gripit, atë toksik.

 

Sipas deklarimeve te prindërve,7-vjecarja prej dy ditësh ishte e sëmure, nuk hante dhe temperatura po i binte pak nga pak. Ndërkohë nje grup ekspertesh nga Ministria e Shëndetësisë kane nisur verifikimet për te dale ne nje përfundim zyrtar per humbjen e jetës se vajzës. Por çfarë është gripi toksik? Mjeku infeksionit Gent Stroni tregon se kjo është forma me e rende qe mund te shkaktohet nga çdo tip gripi.

 

Edhe pse jemi ne mes te dimrit, gripi nuk është ne kulmin e tij. Mjeket infeksioniste thonë se situata eshte e qete dhe larg epidemisë. Gripi qe qarkullon ketë sezon ne Shqipëri, por dhe ne rajon, është i tipit B dhe AH1N1. Nuk njihet per forma te renda, por nuk përjashtohen rastet e përkeqësimit te gjendjes siç ishte ai i vajzës 7 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *