Thirrjet për armëpushim në rajonin e Nagorni-Karabakut duket se kanë shkuar në vesh të shurdhër pasi bombardimet vijojnë intensivisht që nga dita e dielë dhe bilanci i luftës është rënduar.

Përplasja më e ashpër ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë që nga armëpushimi i vitit 1994, rrezikon përfshirjen e shteteve të tjera në konflikt. Rajoni i Nagorni Karabakut ka një rëndësi strategjike pasi shërben si një korridor i rëndësishëm për transportin e naftës dhe gazit në tregjet botërore.

Rusia ka ftuar ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për bisedime. Nga ana tjetër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raporton se rreth 900 luftëtarë sirianë janë transportuar në Azerbajxhan nga kompanitë turke të sigurisë.Megjithatë, Turqia nuk i pranon këto pretendime.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *