Rajoni
Vijon i bllokuar prej 11 ditësh veriu i Kosovës, asnjëra nga palët nuk tërhiqet

Vijojnë prej 11 ditësh tensionet në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Reklamë
Prishtina dhe Beogradi dje zhvilluan bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës. Edhe sot do të vijojn bisedimet në Bruksel me shpresën se do të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Beogradi ka dërguar njësitë e veta ushtarake, automjete të blinduara dhe helikopterë në afërsi të pikëkalimeve. Ka pasur madje edhe fluturime të avionëve në afërsi të vijës kufitare. Shqetësim për situatën në veri ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e cila vizitoi të mërkurën Kosovën dhe Serbinë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




