Subscribe

 

Përpiquni të shmangni qarkullimin me makinë nga rrethrrotullimi i TEG-ut në drejtim të rrugës Komuna e Parisit, në të kundërt do të mbeteni në trafik.

 

Një segment i Tiranës së Madhe, nga kopshti zoologjik drejt shkollës teknologjike nga data 12 qershor është bllokuar për makinat,  pasi Autoriteti Rrugor ka nisur punimet për përfundimin e tij.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion punimet që po kryhen do të zgjasin 30 ditë. Kjo do të thotë se rruga do të jetë plotësisht e kalueshme pas datës 10 korrik.

 

Janë rreth 640 metra, pjesë e këtij segmenti nga mbikalimi i kopshtit zoologjik deri tek komuna e Parisit që mund të konsiderohen problematike, për të cilat Autoriteti Rrugor thotë se me lidhjen e kontratës me sipërmarrësin punimet do të mund të përfundojnë në kohë.

 

Ndërkohë që në muajin korrik do të hapet edhe mbikalimi tek shkolla teknologjike.

 

Kjo do të thotë se do të përfundojë i plotë segmenti kryesor i unazës së madhe nga rrethllotumi i tegut deri tek mbikalimi i shkollës teknologjike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *