Subscribe

116 pasagjerë mbërritën këtë të martë në portin e Vlorës me tragetin e linjës së Brindisit. Udhëtarët kanë qenë kryesisht emigrantë të cilët kthehen për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tyre pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia.

 

 

Vij nga Belgjika. Kam familjen këtu dhe duhet ta vizitoj me patjetër.

Vij nga Anglia. Kisha dhe makinë, por ma mbajtën në Bari. Dy-tre ditë. Do marrim ca gjela deti e do ikim.

Nga Firence vij. Maskat nuk i hiqnin atje fare. As në kafe.

 

Por dhe pse të gjithë pasagjerëve iu është matur temperatura, në portin e Vlorës, sipas autoriteteve nuk ka pasur shtim të masave pavarësisht informacioneve për mutacion të virusit Sars-Cov2 në Angli.

 

FESTIM SKËNDAJ – SHEF I PËRPUNIMIT TË TRAGETEVE

Fluksi më i madh ka qenë këto dy-tre ditë ndoshta mund të presim dhe pasnesër që është dhe dita e fundit para Krishtlindjeve, por konfirmime zyrtare nuk kemi. Masat në Portin e Vlorës vazhdojnë të jenë po të njëjtat masa që kanë qenë më përpara për përballimin e situatës me COVID. 

LAVDURIM JONUZAJ – MJEK NE PORTIN E VLORES

Çdo mëngjes matim temperaturat, shikojmë shëndetin e udhëtarëve dhe raportojmë për numrin e të ardhurve dhe situatën shëndetësore të tyre.

 

Ndërkohë në Portin e Durrësit për shkak të numrit të lartë të lëvizjeve janë shtuar 8 mjekë e infermierë. Por pavarësisht kësaj, udhëtarët thonë se në momentin që zbresin nga trageti u matet vetëm temperatura.

 

Na matën temperaturën dhe asnjë gjë tjetër. Kontroll i thjesht.

Po, mbajtëm distancën. Vijmë për festa.

Po, na kontrolluan. Edhe kur u nisëm nga Italia na kontrolluan. Isha në Francë dhe po kthehem në vendin tim.

 

Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, ndonëse në kushte padnemia, më shumë se 8000 pasagjerë kanë zbritur në portin e Durrësit. Ndërsa po punohet me 20 sportele me qëllim shmangien e grumbullimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *