E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhte motoçikleta, arrestohet shqiptari në Greqi, “skema” që përdorte për të kaluar kufirin

Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, si pasojë e vjedhjeve të motoçikletave.

Sipas mediave të huaja, shqiptari që prej muajt shkurt kishte kryer gjashtë vjedhje të motoçikletave si dhe një vjedhje e mbetur në tentativë.

Reklamë

Shqiptari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte i shpallur në kërkim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari ka hyrë ilegalisht në vend përmes kufirit greko-shqiptar dhe më pas ka hequr motoçikletat me një çelës “passpart” , i cili iu gjet dhe u sekuestrua.

Shqiptari i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë e Thesprotisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë