E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Video-Vrau vjehërr e nuse në Devoll/ Momenti kur arrestohet autori

Policia e Devollit ka publikuar pamjet, e arrestimit të 36-vjeçarit Ali Zili pasi vrau komshijet e tij, 60-vjeçaren Fatmira Bami dhe vjehrrën e saj, 80-vjeçaren Bukurie Bami.

 

Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

 

Reklamë

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

 

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Më shumë video

Reklamë