Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 November 2025
Vizion fokus

GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin...

Dita e Alfabetit, Presidenti Begaj: Gjuha shpirti i një...

VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në...

Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat...

Gjykata e Lartë rrëzon Metën, refuzohet kërkesa për përjashtimin...

Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme,...

Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e...

Sot Dita e Alfabetit, Rama: Gëzuar! Fjala shqipe vazhdon...

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon...

Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona...

VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, policia greke godet grupin kriminal, 8 të arrestuar

22 Nëntor 13:30

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vidhte rroba nga dyqanet e Athinës dhe më pas i shiste ato në Tiranë.

Tetë anëtarë të organizatës u arrestuan në Atikë, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 71,420 euro, veshje të vjedhura, artikuj elektronikë dhe pajisje antivjedhje.

Sipas prothema.gr, anëtarët e grupit hynin në dyqanet e veshjeve si klientë, shëtisnin nëpër korridore, vëzhgonin produktet dhe në momentin e duhur merrnin veshje të ndryshme, i fusin në qese të mëdha dhe pinin duhan.

Më pas rrobat transportoheshin në Shqipëri dhe shiteshin në Tiranë.  Në krye të grupit ishte një  54-vjeçare, ndërsa katër anëtarë të familjes së saj ishin gjithashtu pjesë e grupit.

Gjatë operacionit, 8 anëtarë të organizatës kriminale, të moshës midis 63 dhe 33 vjeç, u arrestuan në zona të ndryshme të Atikës. 4 anëtarë të tjerë u identifikuan dhe janë shpallur në kërkim.

Si funksiononte organizata

Anëtari kryesor i organizatës dhe koordinatori i aktivitetit kriminal ishte një 54-vjeçare, ndërsa 4 anëtarë të tjerë të familjes së saj ishin pjesë e grupit.

Njëri grup vepronte në Greqi, ndërsa tjetri në Shqipëri.

Grupi që vepronte në Greqi ishte përgjegjës për kryerjen e vjedhjeve të sasive të mëdha të mallrave nga dyqanet, ndërsa udhëheqësja 54-vjeçare ishte përgjegjëse për dërgimin e mallrave të vjedhura, me ndihmën e anëtarëve të familjes së saj, me autobusë në Tiranë, ku një i afërm tjetër i saj zotëronte një dyqan rrobash, me qëllim rishitjen e tyre.

Grupi që vepronte në Shqipëri ishte përgjegjës për marrjen e rrobave dhe shitjen e tyre përmes dyqanit të rrobave në Tiranë, ndërsa ajo shpesh postonte reklama për zbritje veshjesh në mediat sociale me qëllim gjetjen e klientëve.

Autorët e vjedhjeve kryenin më shumë se një vjedhje në ditë, ndërsa zgjidhnin kryesisht dyqane që ofronin mallra për shitje pa pajisje antivjedhje të bashkangjitura.

Edhe në rastet kur mallrat kishin një pajisje antivjedhje, të pandehurit përdornin një pajisje elektronike të posaçme dhe një magnet hekuri.

Gjatë operacionit brenda shtëpive të të akuzuarve dhe në magazinën e organizatës, u gjetën dhe sekuestruan:

shuma prej 71,420- eurosh,

veshje të vjedhura,

artikuj elektronikë dhe telefona celularë,

7 magnetë për heqjen e pajisjeve anti-vjedhje, si dhe

një pajisje e posaçme për heqjen e etiketave të sigurisë anti-vjedhje.

Përveç kësaj, gjatë një kontrolli nga autoritetet shqiptare në dyqanin e veshjeve ku shiteshin rrobat e vjedhura në Tiranë, u gjetën rroba të vjedhura me etiketa në greqisht dhe me çmim shitjeje në euro.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Athinë rroba te vjedhura Tirane

Nga e njëjta kategori

GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

më shumë...

Shtohen kërkesat për birësime, më të interesuarit çiftet që nuk arrijnë të lindin fëmijë

më shumë...

Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme, dy të arrestuar! 33-vjeçari që qëlloi në kërkim

më shumë...

Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-v...
  • “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërke...
  • “S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mbli...
  • I shpallur në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Spanjë shq...
  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.