Trupi i Papa Françeskut ditën e sotme është zhvendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit për të lejuar besimtarët katolikë të bëjnë nderimet e tyre të fundit përpara funeralit ditën e shtunë.
Në funeral pritet të marrë pjesë presidenti i SHBa-së, Doald Trump dhe dhjetëra liderë të tjerë botërorë.
Lexo edhe :
Related Posts
Françesku, vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën nga një goditje në tru dhe arrest kardiak.
Trupi i tij, i shtrirë në një arkivol të hapur, u vendos transferohej nga kapelja e rezidencës së Vatikanit ku ai jetonte në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke hyrë nga dera qendrore, në një procesion madhështor që filloi në orën 9 të mëngjesit.
Radhë të gjata njerëzish u krijuan rreth Vatikanit përpara procesionit, i cili do të pasohet nga një shërbim fetar në bazilikë.
Besimtarët dhe publiku i gjerë do të lejohen të vizitojnë Papatin e ndjerë deri në orën 19:00 të së premtes.
Një funeral është planifikuar për të shtunën në mëngjes në Sheshin e Shën Pjetrit, që do të drejtohet nga dekani i kolegjit të kardinalëve, 91-vjeçari Giovanni Battista Re.
Të paktën 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në shërbimin në natyrë, tha kreu i agjencisë italiane të mbrojtjes civile, Fabio Ciciliano, për gazetën Corriere della Sera.
Trump, i cili u përplas vazhdimisht me Papën për emigracionin, do të shoqërohet nga zonja e parë Melania. Udhëheqësit nga Italia, Franca, Gjermania, Britania, Ukraina, institucionet e BE-së dhe vendlindja e Françeskut, Argjentina konfirmuan gjithashtu praninë e tyre.
Françesku kërkoi të varrosej në St Mary Major, një bazilikë romake me të cilën ai ishte veçanërisht i lidhur, në vend të Shën Pjetrit si shumë nga paraardhësit e tij, me një mbishkrim të thjeshtë të emrit të tij në latinisht, Franciscus.
Të martën, Vatikani publikoi imazhet e papës së ndjerë të veshur me petkat e tij, duke mbajtur një rruzare, me rojet zvicerane që qëndronin pranë arkivolit të tij. Për vizitë erdhën personalitete, përfshirë presidentin italian Sergio Mattarella dhe udhëheqës hebrenj italianë.
Shfaqja e fudnit publike e Papës ishte një ditë para vdekjes së tij, me rastin e Pashkës./vizionplus.tv






