E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Pakistan, 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një xhami në pjesën juglindore të Islamabadit, duke vënë në alarm autoritetet e sigurisë në Pakistan.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi në xhaminë Khudijat-ul-Kubra në zonën Tarlai, në momentin kur besimtarët ishin mbledhur për faljen e namazit të së premtes.

Reklamë

Al Jazeera raporton për të paktën 15 viktima dhe rreth 80 të plagosur, ndërsa autoritetet shprehin frikën se numri i viktimave mund të rritet.

“Shumë persona janë transportuar në spitale. Nuk mund të konfirmoj aktualisht numrin e saktë të të vdekurve, por po, ka viktima,” deklaroi për agjencinë Reuters oficeri i policisë lokale, Zafar Iqbal.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat e sigurisë, të cilat izoluan zonën dhe nisën operacionet për evakuimin e të plagosurve.

Ky incident rikthen në kujtesë sulmin e përgjakshëm të nëntorit të vitit të kaluar, kur një persom hodhi veten në erë pranë hyrjes së Kompleksit Gjyqësor të rrethit të Islamabadit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e sulmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë